Presidenti amerikan, Donald Trump shkruan në profilin e tij në “Twitter” se loja për demokratët mbaroi pasi hetimi i kryer nga prokurori spcial Robert Mueller nxorri që nuk kishte mes Rusisë dhe fushatës së tij presidenciale në vitin 2016.
“Nuk ka lidhje. Nuk ka pengim. ‘Game Over’ për demokratët e të majtës radikale”, shkruan Trump, në përfundim të konferencës për shtup të ministrit amerikan të Drejtësisë, William Barr, në lidhje me hetimin rus.
“Falë hetimit rigoroz të prokurorit special, ne e dimë që agjentët rusë që kanë zhvilluar këto përpjekje nuk kanë pasur bashkëpunimin e Trump apo të anëtarëve të ekipit të fushatës”, tha Barr.
“Presidenti nuk ka vepruar për të penguar prokurorin special nga mbledhja e dokumenteve dhe dëshmive të nevojshme për të zhvilluar sa më mirë hetimin e tij”, theksoi ministri i Drejtësisë.
/a.rada