Shtyhet për seancën tjetër kërkesa e Partisë Socialiste për afatin e komisionit të reformës zgjedhore. PS kërkoi shtyrjen e Komisionit të Reformës zgjedhore më 28 Nëntor, ku te perfshihej edhe diskutimi per sistemin zgjedhor.
Përmes një letre, kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla kërkoi nga kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi ndryshime në vendimin për komisionin e reformës zgjedhore. Në letër, Balla kërkonte që afati i komisionit të reformës zgjedhore që është deri më 5 maj të zgjatet dhe të punojë edhe për sistemin zgjedhor. /a.meta