Komisioni Qëndror Zgjedhor i ka dhënë ditën e sotme mandatin 4 kandidatëve nga lista e PD dhe LSI të cilët kanë dorëzuar formularin vetëdeklarimit.
Ditën e sotme u mandatuan:
Floriana Dhimitri nga PD Gjirokastër
Andi Përmeti nga PD Korçë
Eugen Bojaxhi nga LSI Berat
Erion Piciri nga PD Tiranë
Bashkë me ta shkon në 16 numri i deputetëve. Ata pritet të betohen në Kuvend në seancën e radhës plenare.
Po sot KQZ shpalli të pavlefshëm kandidaturat nga listat e PD dhe LSI për shkak të përfudimit të parakohshëm të mandatit të deputetit.
Kandidaturat që u shpallën të pavlefshme:
Shkëlqim Hoxha nga PD Tiranë
Besnik Fuçia nga PD Tiranë
Petrit Vargu nga LSI Tiranë.
Ndërkohë sot u regjstrua për pjesëmarrje në zgjedhjet lokale 2019 edhe Partia Komuniste e Shqipërisë.
/a.rada