Deputeti i Kuvendit të Shqipërisë dalë nga lista shumë emërore e LSI-së, Ralf Gjoni i ftuar në emisionin “Arena” në RTV Ora deklaroi se opozitarët e futur në Parlament po kërcënohen për të mos u future në gjedhjet vendore, sepse në të kundërto do të bëhet rrëmujë, do digjen qendrat e votimit, ndërsa deputetët do të tërhiqen zvarrë.
Pjesë nga biseda në studio:
Aleksandër Çipa: Zgjedhjet vendore po prishen.
Ralf Gjoni: Shumë dakord me ju.
Aleksandër Çipa: Ne sot duhet të ishim në diskutime…
Ralf Gjoni: E dini ju se cili argument po bëhet për mosbërjen e zgjedhjeve sot? Mos shkoni në zgjedhje na thonë neve. Mos bëni gafë të bëheni ju alibia e futjes në zgjedhjet lokale sepse do bëhet rrëmujë. Do djegim qendrat e votimit. Pra do vrasim njerëz thonë, do ju tërheqim zvarrë. Ky është diskursi.
Bejdo Malo: Mos na e shit ne sikur ke bërë një akt sublim dhe akt të mirë që ke vajtur në parlament.
Hila-Bejdos: Nuk ka bërë turp. Ka bërë një akt të ligjshëm.
g.kosovari