Performanca e tregut të punës ka thelluar përmirësimin e vazhdueshëm në vendin tonë.
Rreth 1.2 milionë të punësuar shënohen në vitin 2018, në shkallë vendi, bën të ditur INSTAT.
Mbështetur në këto të dhëna, shkalla zyrtare e papunësisë është në nivelin më të ulët historik që nga fillimi i vitit 2013.
Instituti i Statistikave vlerëson se 68% është shkalla e pjesëmarrjes në forcat e punës për popullsinë 15-64 vjeç, gjatë vitit 2018.
E ndarë sipas gjinisë, rezulton se që shkalla e punësimit për femrat e moshës 15-64 vjeç është më e lartë, në shifrën 52%.
Sipas grupmoshave, punësimi mes të rinjve është rritur ndjeshëm, duke regjistruar gjatë vitit 2018, një rritje dy herë më e lartë se në vitet 2013. Në tremujorin e fundit 2018, niveli i punësimit në ekonomi shënoi rritje progresive, falë kjo adresimit intensiv të të rinjve në shkollat profesionale që mundësojnë angazhimin e shpejtë të tyre në punë, kryesisht në shërbime, hoteleri e turizëm.
Në statistikat e INSTAT, shkallën më të lartë të punësimit për vitin 2018 , e shënoi qarku Elbasanit, me 61% të të punësuarve për popullsinë 15-64 vjeç.
Ndërsa sipas sektorëve që shfaqën numrin më të ulët të punësuarve në qarkun e Tiranës, renditet punësimi në bujqësi.
Në qarkun e Tiranës vlerësohet të jetë në rreth 7% punësimi në sektorin e bujqësisë në vitin 2018, bën të ditur INSTAT.
g.kosovari