Çiljeta Xhilaga mbetet nga një këngëtaret më simpatike shqiptare. Çili ndryshe nga të tjerat ka guxuar ta pranojë publikisht, kur ka kryer operacione plastike.Këngëtarja më parë ka treguar se ka bërë zvogëlimin e gjoksit, si edhe ka kryer një ndërhyrje estetike në mjekër, për të perfeksionuar fytyrën e saj.
E radhës që Çili ka vendosur është të kryejë një liposkulpturë (heqje e dhjamit). Që pas lindjes së djalit, Çiljeta si të gjitha nënat është përpjekur që të ruajë trupin në formë. Përmes një video të publikuar në Instagram, ajo na tregon procesin e kësaj ndërhyrjeje.