Policia ka ndaluar tre persona dhe ka shpallur në kërkim tre të tjerë pasi dyshohet se në pikën e kolaudimit në Laç kalonin mjete jashtë standarteve teknike kundër rryshfetit.
Lidhur me këtë akuzë janë ekzekutuar urdhërat e masave të sigurisë në ngarkim të shtetasve :
– S.K. vjeç 22, banues në Mamurras, “Arrest me burg” për veprat penale “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”
– M.K. vjeç 50, banues në Mamurras, “Arrest në shtëpi” për veprën penale ” Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”
– I.D. vjeç 49, banues në Lezhë, “Arrest në shtëpi” për veprën penale “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”
U shpallën në kërkim dhe punohet për kapjen e tyre :
– D.A. vjeç 47, banues në Laç, me masë sigurimi ” Arrest me burg” për veprën penale ” Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”
-Gj.A. vjeç 33, banues në Lezhë,me detyrë Inspektor i Kontrollit Teknik tek SGS Laç, me masë sigurimi ” Arrest me burg” për veprën penale ” Shpërdorim detyre”
Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua një mjet jashtë standarteve teknike, i kaluar në kolaudim pa probleme dyshuar kundrejt ryshfetit.
/a.meta