Aleanca për Teatrin ka publikuar ditën e sotme disa foto ku pretendon se xhamia e vjetër e Pezës është shkatërruar. Por menjëherë pas këtij postimi, qytetarë të shumtë të zonës kanë zbuluar mashtrimin duke postuar foto se si është ajo realisht sot dhe ku duket qartë që ky objekt kulti i shkatërruar nga koha sot është rikonstruktuar tërësisht dhe që mund të përdoret nga besimtarët myslimanë.
Teksa ka postuar foton se si paraqitet sot xhamia e Pezës, një prej komentueseve Mari Qirjazi, thekson se fotoja e publikuar nga Aleanca është një mashtrim pasi xhami është rikonstruktuar dy vite më parë.
“ Ja si eshte xhamia sot. e rikonstruktuar prej 2 vitesh. Pse ja fusni kot? Pse mashtroni publikun? Pse e tregoni dashurine per kulturen dhe arkitekturen duke gjetur foto ne google? Turpi Hajde ngreme zerin per cfare po shkon keq dhe hajde japim merita per cfare eshte shpetuar. Nuk beson njeri duke share cdo gje”, shkruan ajo.
Një fakt i tillë pohohet edhe nga komentues të tjerë të cilët kanë postuar fotot se si duket xhamia sot dhe kanë bërë thirrje për të ndalur këto sulme që fyejnë edhe vetë besimtarët myslimanë. Ata ftojnë përfaqësuesit e Aleancës për Teatrin që të vizitojnë vetë në terren objektin dhe të mos hedhin baltë në rrjete sociale duke shpifur.
/a.meta