Kryeministri Edi Rama ndodhet në Katar për një vizitë zyrtare njëditore.
Kryeministri ka publikuar në profilin e tij në Facebook, një video nga takimi i mirëseardhjes, ku shihet që shoqërohet edhe nga ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku
Rama shfaqet teksa përshëndet Emirin e Katarit, Lartësinë e Tij Tamim bin Hamad Al Thani.
‘Doha, Katar – Me Emirin e Katarit, Lartësinë e Tij Tamim bin Hamad Al Thani, në takimin e mirëseardhjes në vizitën njëditore’, shkruan kryeministri.
/a.r