Situata e krijuar në zonën e “Misto Mames” si rrjedhojë e shirave me intensitet të lartë, ka ardhur si pasojë e abuzimeve të bëra gjatë qeverisjes PD-LSI, ku fondet e marra nga kredia japoneze për ndërtimin e rrjetit të kanalizimeve te Tiranes se madhe u vodhën.
Duke folur në Channel One, Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj deklaroi se në këtë zonë ka pasur një projekt i të qeverisë shqiptare dhe asaj japoneze për rrjetin e kanalizimeve, por për shkak të abuzimit me fondet, ai nuk u realizua nga ata që sot janë në opozitë.
“Aty ka pasur një projekt të kanalizimeve, që nuk është i Bashkisë së Tiranës. Sali Berisha dhe Petrit Vasili drejtonin projektin e kanalizmeve të qeverisë japoneze. Për sa kohë PD do ketë ideolog Sali Berishën dhe Petrit Vasilin te LSI, do shkojnë poshtë e më poshtë.
Petriti është ideologu i gjithë çmendurisë së LSI-së, ka qenë një parti normale para pak. Por, ata ishin të vetmit që reaguan dje. Të akuzuarit dhe të hetuarit për Fondin Japonez janë stafi i këtyre dy zotërinjve që u preokupuan dje. Këta mbretërit e prostatës dalin dhe japin mendim për çdo gjë para se të mbarojë. Në fakt bëjnë autogol sepse vodhën vete administratat e tyre”, tha Veliaj.
Kreu i Bashkisë nënvizoi se situata do të marrë zgjidhje pasi është arritur marrëveshja me qeverinë japoneze për të çuar përpara projektin e stopuar si pasojë e abuzimeve të qeverisë PD-LSI.
“Është një projekt që është duke u zgjidhur. Qeveria japoneze ka rënë dakord që ta shtojë financimin. Po të shikosh ana nga po punohet nuk ka ujë fare, ana tjetër ku duhet të ishin bërë kanalizimet u vodhën paratë”, deklaroi Veliaj.