Tabloidi “Informer” e ka gjetur shkakun e zjarrit në “Notre Dame”. Sipas tabloidit esktrem profashist të Beogradit, “vetëm gjashtë muaj më parë, në ceremoninë që shënonte fundin e Luftës së Parë Botërore në Paris, Flamuri i shtetit të rremë të Kosovës, ishte varur në katedralen e Notre Dame.”
Tabloidi vazhdon më poshtë se “Kosova nuk mori pjesë në këtë luftë, as nuk u njoh si shtet, por francezët vendosën t’i nderonin duke u thirrur në ceremoninë dhe duke e vendosur flamurin. Publiku i botës ishte në shok, i tmerruar nga kjo përdhosje e kujtimeve të të gjithë atyre që u vranë në Luftën e Parë Botërore.
Tani, ndërsa katedralja e famshme digjet si një kovë, shumë po pyesin – a nuk është dënimi i Perëndisë ?! përfundon tabloidi “Informer”.
Kjo nga ana tjetër është një shenjë se sa të sëmurë janë serbët dhe nevoja urgjente që ai vend të denazifikohet. Në cdo fatkeqësi të botës, atyre u duel para fytyra e shqiptarëve, pergatiti Tema.