Trajneri i San Antonio Spurs, Gregg Popovich, ka vendosur sot një rekord të jashtëzakonshëm në karrierën e tij legjendare në NBA. Ai është trajneri me më shumë fitore në historinë e NBA, duke mbledhur si ndeshjet e sezonit të rregullt ashtu dhe ato të play off-it.
Suksesi që San Antonio arriti ndaj Denver me rezultatin 101-96 në çerekfinalen e parë të play off-it, ishte fitorja nr.1413 në karrierë për Popovich. Nga këto, 1245 fitore janë arritur në sezonin e rregullt me Spurs dhe 168 në play off.
Popovich theu rekordin e një tjetër legjende si Lenny Wilkens, që e ka mbyllur karrierën mer 1412 fitore. Trajneri 70-vjeçar Gregg Popovich është një legjendë e NBA-së. Ai drejton skuadrën e Spurs që prej vitit 1996 dhe në karrierën e tij ka fituar 5 tituj kampionë.
/a.rada
Gregg Popovich now has more wins as a head coach than anybody else in NBA history 👏 pic.twitter.com/hJzHSXCByo
— ESPN (@espn) April 14, 2019