Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka reaguar me anë të një statusi në twitter lidhur me protestën e dhunshme të mbajtur nga opozita. Ai shkruan se sinkronizimi i protestës së opozitës në Shqipëri me ato në Beograd dhe Mal të Zi nuk janë koincidencë.
Sa për protestat e organizuara para Kryeministrisë ai shkruan se janë protesta të qarta të organizuara nga disa politikanë të korruptuar kundër Reformës së Drejtësisë, duke u përpjekur të dëmtojnë hapjen e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në BE.
“Çfarë koinçidence sot? Në të njëjtën orë 18.00 protesta u organizua në Tiranë, Beograd dhe Mal të Zi (disa qytete). Në Shqipëri janë protesta të qarta të organizuara nga disa politikanë të korruptuar kundër Reformës së Drejtësisë, duke u përpjekur të dëmtojnë hapjen e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në BE”, shkruan Balla.