Policia është detyruar të hedh gazlotëssjellës, pas akteve të dhunës që militantë të PD- LSI nisin të bënin para parlamentit. Protestuesit kanë tentuar të shkojnë pranë Parlamentit duke thyer kordonët e policisë. Por në mungesë të forcave të shtuma policore të cilat ishin mbledhur fillimisht tek kryeministria ku nisi protesta në 18:00, uniformat blu janë detyruar të hedhin për herë të parë në këtë protestë gazin lotsjellës për të shpërndarë turmën e protestuesve.