Komisioneri i BE-së për Zgjerimin, Johannes Hahn, ka komentuar ecurinë e vendeve të Ballkanit Perëndimor në rrugën për integrimin në Bashkimin Europian. Në deklaratë, Hahn ka marrë si një shembull pozitiv Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut se si “angazhimi i BE në Ballkan po ndihmon rajonin të ndërtojë një të ardhme më të mirë”.
Hahn u ndal dhe tek marrëveshja e Prespës mes Maqedonisë Veriore dhe Greqisë, sipas së cilit shtetet anëtare të Unionit do të pranojnë përparimin e dukshëm të Maqedonisë së Veriut dhe është i bindur se do të hapen negociatat e pranimit para verës. Nga ana tjetër, përmendi edhe vendin tonë, si një shembull pozitiv në rajon. Ai thekson se Ballkani Perëndimor ka një dritare të vërtetë mundësish.
“Ballkani Perëndimor tani ka një dritare të hapur mundësish. Megjithatë, pranimi në BE është një sfidë që kërkon përpjekje të mëdha të përbashkëta. Megjithatë ka ende shumë për t’u bërë. Anëtarët e ardhshëm duhet të respektojnë vlerat e BE-së dhe të punojnë në pajtimin dhe bashkëpunimin rajonal. Përveç kësaj, shtetet anëtare të BE-së duhet të përmbushin angazhimet e tyre në të cilat ata gjithmonë kanë rënë dakord në mënyrë unanime”, përfundoi Hahn.
/a.meta