Shkaterrohet ne Itali nje rrjet qe funksiononte si biznes i mireorganizuar per shfrytëzimin e prostitucionit, nderkohe qe klientela gjendej edhe me Call Center, baza e se ciles ishte ne Spanje.
Media italiane shkruan se Call Center me bazë në Spanjë që drejtohej nga një shtetas shqiptar bënte seleksionimin e vajzave dhe transeksualëve në bazë të vendodhjes së klientëve që telefonin.
Operacioni eshte finalizuar nga Policia e Peskarës, nderkohe qe rrjeti kishte kohe qe mbahej nen mbikeqyrje.
Sipas policse, pese persona jane arrestuar dhe ne kerkim jane dy femra, një shqiptare dhe një shtetase rumune, që dyshohet se ishin edhe drejtueset e aktivitetit.
Hetimet nisen ne vitin 2017, kohe kur kishte sinjalizime se ishte ngritur një rrjet shfrytëzimi prostitucioni, ku shfrytezoheshin vajza e transeksualë, me kombësi të huaj e kryesisht shqiptarë, rumunë dhe amerikano jugore.
Ne baze te kontrates qe kishin me personat qe i kishin “punesuar” ushtronin prostitucion në qytete të ndryshme italiane dhe u jepnin shfrytëzuesve 400 euro në javë ose 40-50 % të fitimeve të tyre.
Per fitime me te shumta, nese ishin te interesuar, atyre u sigurohej edhe reklame ne portale te ndryshme, por duhet te paguanin edhe 160-200 euro më shumë në javë.
Hetimet zbuluan se telefonatat dhe kontaktet me klientët i realizonte një call center baza e te ciles ishte ne Spanjë dhe administrohej nga një shqiptar, i cili është shpallur në kërkim.