Një zhvillim i rëndësishëm ka ndodhur së fundmi në tregun e domaineve të Shqipërisë “.al”.
Mësohet se kompania greke Papaki ka marrë në zoterim 100% të aksioneve të regjstruesit shqiptar Host.al. Tashmë më shumë se gjysma e domaineve me prapashtesen .al të regjstruar në Republikën e Shqipërisë do të menaxhohen nga kompania greke Papaki Internet Services.
Sipas burimeve të AKEP në Shqipëri janë regjistruar rreth 20 mijë domaine me prapashtesën .al, shifër kjo tepër modeste krahasuar me regjistrimin e vendeve fqinje si Mali i Zi (.me) me mbi 900 mijë domaine, Greqia (.gr) mbi 300 mijë domaine Kroacia (.hr) reth 83 mije domaine, Serbia (rs) rreth 80 mijë domaine.
Megjithë perpjekjet për liberalizim, përseri tregu i domaineve dhe sherbimet e hostimit në Shqipëri mbeten ende larg prespektivës së zhvillimit që kanë vendet Evropiane në këtë drejtim, shkruan JavaNeës. Kjo mbetet ende një industri e mbirregulluar dhe do të kërkoje ende shumë kohë që të zhvillohet me ritmet që kërkon bota e sotme digitale.
Shpresohet që zhvillimet e fundit do të ndikojnë pozitivisht në rritjen e konkurences, përmirësimin e shërbimit dhe zhvillimin e kësaj hapësirë kaq pak të eksploruar tek ne.
/a.rada