Gati një muaj para çeljes së sezonit turistik qyteti i Durrësit është kthyer në një kantier ndërtimi. 6 rrugë në zona të ndryshme të qytetit po rikonstruktohen me fondet e bashkisë.
Nisja e menjëhershme e punimeve, po shkakton vështirësi në lëvizje në këto akse të mjeteve dhe këmbësoreve.
Kryetari i bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako duke iu përgjigjur interesit të RTV Ora mbi këto shqetësime, tha se ndërhyrjet do të përfundojnë para nisjes së sezonit turistik.
“Po i paraprijmë me pastrimin e kanaleve dhe më pas me asfaltimin. Është një punë që bashkia e ka planifikuar. Nuk është për fushatë. Është momenti i duhur para sezonit turistik që ne të kryejmë këto punime”, deklaroi Dako.
Ndërhyrja sipas drejtuesve të bashkisë Durrës synon të shmangë kaosin e trafikut gjatë sezonit turistik, dhe përmbytjet gjatë muajve me shi.
Rrugët në rikonstruksion:
Rruga “Zef Ujkaj”
Rruga “Kristo Sotiri”
Rruga “Aleksandër Goga”
Rruga “Albania”
Rruga “Mujo Ulqinaku”