SpaceX ka kryer fluturimin e parë komercial të saj, me raketën e tij “Falcon” që e kreu me sukses misionin e hedhjes së një sateliti saudit në orbitë.
SpaceX Falcon e Elon Musk u nis nga qendra hapësinore “Kennedy” e NASA-s në Florida, e ngarkuar me një satelit të kompanisë saudite “Arabsat”.
E përveç kryerjes së misionit të parë komercial të saj, kjo ishte edhe hera e parë që tre shtytësit e poshtëm të raketës u rikthyen me sukses në tokë.
Raketa është pjesë e një numri në rritje të shërbimeve në SpaceX, që përfshin edhe “Crew Dragon”, raketën që u ankorua me sukses në stacionin hapësinor ndërkombëtar Mars.
NASA në fakt po punon me SpaceX për të kthyer fluturimet hapësinore me ekuipazh nga toka amerikane, pasi deri më tani, misionet janë kryer nga aerodromi i Bajkonurit në Kazakistan, me raketa ruse Sojuz.
g.kosovari