Aleksandër Murataj, i burgosur vëllai tjetër i Admir Murataj, ka mohuar faktin se vëllai i tij ka qenë organizator i supergrabitjes së 10 mln euro. Në një lidhje telefonike për Report Tv nga burgu 313 ka shprehur shqetësimin se nuk i lejohet që të jetë pjesë e varrimit të vëllait të tij, e teksa u shpreh se hera e fundit që e ka takuar ka qenë rreth 2 muaj para arrestimit të tij.
“Kemi kryer procedurat për të marrë pjesë në varrim, por Drejtoria e Përgjithshme nuk na lejon. Kam vite që nuk e kam takuar vëllanë, kam 2 vite në burg. E kam parë vëllanë tij një muaj ose 2 muaj e gjysmë para se të arrestohej. Sekuestrimin e pasurisë e kanë bërë para se të më arrestonin mua. Di sa shoh nga lajmet për vëllanë tim, që të jesh organizator dhe të vritesh nga policia apo nga tjetri, një që ka logjik nuk e quan organizator. Unë di vetëm që është vrarë, s’di kush e ka vrarë. Nuk vritet njeriu sepse do policia. Unë kam jetuar 23 vite në emigracion. S’kam asnjë lidhje me Muratin“, u shpreh Murataj.