Napoli fundoset në Londër. Në ndeshjen e parë çerekfinale të Europa League Arsenali mundi 2-0 Napolin në “Emirates Stadium” dhe hedh një hap të rëndësishëm drejt gjysmëfinaleve.Llogaritë e takimit më interesant të kësaj faze mbyllen që në 25 minutat e para kur topçinjtë shënojnë dy herë. Fillimisht tundi rrjetën juventini i ardhshëm Aron Ramsey.
Më pas goli i dytë vjen nga mesfuhsori Torreira por vendimtar ishte devijimi i mbrojtësi të italianëve Koulibaly. Napoli rritet në pjesën e dytë por Zielinski nuk shënon dot në rastin e krijuar ndërsa portieri Meret eviton më të keqen. Pas 7 ditësh në ndeshjen e kthimit djemve të Ancelotti-t u duhet një mrekulli.
Në Pragë ndaj vendasve të Sllavias , Chelsea e zgjidhi takimin vetëm në fund. Goli i shënuar nga mbrojtësi Alonso i dha fitoren bluve të Londrës në takimin e parë çerekfinal.
Valencia është me njërën këmbë në gjysmëfinale pasi ka fituar në transfertë derbin ndaj Villarreal 3-1. Dy herë Goncalo Guedes dhe një gol i Daniel Wass i dhanë fitoren skuadrës nga Mestalla ndërsa Santi Cazorla kishte barazuar përkohësisht për vendasit.
Ndërkaq talenti i Benficës Joao Felix tregoi pse skuadrat e mëdha janë gati të shpenzojnë shuma të mëdha për të pasur shërbimet e tij. Felix ishte protagonisti absolut në fitoren 4-2 të Benficës ndaj Frankfurtit në Lisbonë duke shënuar tre gola.
/a.meta