Zv/ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, deklaroi në “Top Talk” se përgjegjësia për grabitjen e disa milionë eurove në aeroportin e Rinasit është kryesisht e koncesionarit. Kur u pyet nëse kishte përgjegjësi policia, Lamallari u shpreh: “Përgjegjësia është e shumë aktorëve, por nga korrespondencat mes policisë dhe koncesionarit, ka 10 rekomandime nga policia për forcimin e parametrave të sigurisë. Gjithmonë Policia e Shtetit i ka adresuar koncesionarit shqetësimin për të marrë masat e nevojshme, pasi siguria ishte përgjegjësi e koncesionarit. Nga dita e djeshme, situata e sigurisë në Rinas është marrë nga policia”.
Kur u pyet se kush do të mbante përgjegjësi nëse avioni merrej peng, zv/ministri i Brendshëm theksoi se për çdo person të paautorizuar “që futet në pistë, me apo pa armë, përgjegjëse është shoqëria”.
/a.meta