Prej pak orësh Policia Ushtarake ka nisur patrullimet gjatë gjithë perimetrit të jashtëm të aeroportit “Nënë Tereza”.
BalkanWeb shkruan se katër automjete Iveko me nga 5 efektivë të PU të armatosur patrullojnë përreth aeroportit, ku secili prej tyre përshkon 1.2 km.
Po sot, Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur përmes disa fotove kritikëve që e konsideruan antikushtetues vendosjen e ushtrisë në Rinas, pas grabitjes të së martës.
/a.r