Ndërsa më herët Ralf Gjoni ka kërkuar që të bëjë replikë pas replikës së Ministrit Sandër Lleshaj, por kryetari i Kuvendit, Gramzo Ruçi i ka kujtuar rregulloren dhe nuk e ka lejuar që të flasë.
Rafl Gjoni: Meqë e përmendët le të hapim dhe të ndryshojmë rregulloren, MB padashur në interpretimin që i bëri fjalës sime.
Gramoz Ruçi: Ju kam tërhequr vëmendjen radhën e parë dhe ju lexova nenin e procedurës: Për procedurë merret për këto çështje. Mbylle mikrofonin aty, E drejta e replikës neni 50: deputeti nuk lejohet të bëjë replikë ndaj repikës, ti nuk lejohesh të bësh replikë për replikën që të bëri ministri, kaq mund të ulesh
Ralf Gjoni: E njoh shumë mirë rregulloren, i sqaroj zorit ministër nuk i kam kërkuar dorëheqjen sot, dua interpelancë, nëse nuk gjenden autorët është detyra juaj, Nuk flasim për imagjinatë, por për detyrë që të merren në konsideratë të gjithë skenarët pse i bini nga kina nuk e marr vesh, e kishte kompania kineze, po jashtë nuk i takon autoritete shqiptarë të marrë masa për sigurinë. Aeroport që mbrohet me ushtri ku e keni dëgjuar këtë, çfarë jemi ne mogadishu.
Nga salla e Kuvendit, Taulant Balla me humor i është drejtuar deputetit parafolës, Rafl Gjonit, duke thënë se i pëlqen grinta që kanë deputetët e rinj.
“Më pëlqen grinta e deputetëve të opozitës dhe shpresoj që kjo të jetë modeli i ri i opozitës funksionale po të kujtoj që në 18 muaj të deputetëve të vjetër nuk patëm mundësi të ndiqnim qoftë edhe një interpelancë të vetme, ju sugjeroj ta bënit me 7 deputetë për të qenë interpelancë urgjentë dhe të jeni të bindur se ministri Lleshi do të përgjigjet”, u shpreh Balla.
g.kosovari