Kryeministri Edi Rama i ka shprehur mbështetjen kreut të Bashkisë Edi Rama për ndërtimin e shkollës së integruar “Nënë Tereza në Kodër Kamëz. Gjatë inspektimit në godinat 28 dhe 29 në QS ku ka përfunduar rikonstruksioni i tyre, Rama theksoi se ajo që është bërë për Universitetin Bujqësor të Tiranës është më shumë se ajo e bërë në 30 vite sëbashku.
Ai nënvizoi se ambientet e këtij universiteti janë pushtuar dhe degraduar si rezultat i lidhjeve politike. “Në këtë rast vlen të thuhet që ne kemi bërë për UBT më shumë seç është bërë në të gjitha vitet së bashku. Se aty e gjetëm një vend të pushtuar dhe të degraduar keq fare. Zaptimi dhe degradimi është rezultat i lidhjeve politike të natyrave të ndryshme”, deklaroi Rama.
Kryeministri nënvizoi se bllokimi nuk është zgjidhja e problemit, pasi nuk është as tregues i qytetarisë. Ai nënvizoi se është e papranueshme që të vendoset një ligjësi e re, që kush bërtet e kërcënon fiton. “Është krejt normale mos të jemi dakord. Por cilësia e bashkëjetesës në çdo ambient, përcaktohet nga fakti sa shumë biem dakord, përcaktohet nga fakti sesi nuk biem dakord. Mund të mos biesh dakord dhe të vritesh, dhe të mos biesh dakord dhe të diskutosh dhe të debatosh me buon sens. Dhe kjo ideja, apo kjo moda që është në krijim e sipër por që ne nuk do ta lejojmë të marrë formën e një instrumenti legjitim që unë s’jam dakord, dhe unë hidhem përpjetë, dhe unë i zë rrugë, dhe unë i bllokoj, dhe unë i godas, është barbari, kjo nuk është qytetari. Edhe kjo që tha Erioni, është themelore për ne. Ne nuk mund të pranojmë që këtu të vendoset një ligjësi e re, kush bërtet më shumë, kush kërcënon më shumë, kush shkel më shumë pentagramin e komunikimit me njerëzit, ia del. Jo nuk ia del, dhe s’ka për t’ia dalë në asnjë nivel”, tha Rama.
Kryeministri Rama nënvizoi se “jemi zgjedhur të udhëheqim, jo t’i shkojmë prapa çdo njeriu që ke të drejtë”. “Ne jemi aty për të biseduar, se në fund të fundit ne jemi zgjedhur për të udhëhequr, dhe jo për t’i shkuar nga mbrapa çdo njeriu apo çdo grupi, për t’’i thënë ke të drejtë. Në rastin e protestës në dhjetor ne e kuptuam shumë qartë që ju kishit të drejtë, dhe i adresuam çështjet sepse ishin të drejta, dhe ne nuk kishim arritur t’i vendosnim ato në rendin e ditës, jo se nuk i dinim por me mendimin se ishin çështje që prisnin akoma sepse adresuam ato nevojat që na u dukën më të rëndësishme. Protesta na bëri të reflektonim se kjo është e rëndësishme,e dhe pse kjo nuk është imediate në kuptimin e disa impakteve të caktuara. Por është imediate për secilin prej jush”, u shpreh Rama.
/a.rada