Seanca e Kuvendit ka nisur me betimin e tre deputetëve të rinj nga radhët e Partisë Demokratike.
Ka qenë kryeparlamentari Gramoz Ruçi ai që lexoi formulën e betimit për Korab Litën, Halil Jakimin dhe Arlind Çarçanit.
Kështu, Kuvendi bëhet me 102 deputetë prej të cilëve 23 i përkasin opozitës.
***
Kuvendi zhvillon sot seancën plenare në orën 10:00 ku pritet të miratohet Raporti për vitin 2018 mbi ecurinë e procesit të integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.
Po ashtu sot pritet të miratohet raporti i veprimtarisë vjetore të Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi për vitin 2018.
Gjithashtu sot pritet miratimi i programit të punës së Kuvendit për periudhën 15 prill – 9 maj 2019.
Po ashtu pritet edhe miratimi i kalendarit 3 javor të punimeve të Kuvendit për periudhën 15 prill– 31 maj 2019.
/a.rada