Moti ditën e sotme parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura.
Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak do të ketë reshje shiu të herëpasherëshme me intensitet të ulët. Në orët e mesditës dhe pasdites reshjet do të fitojnë intensitet mesatar në formën e shtrëngatave.
Mjegull/mjegullinë lokale do të ketë për shkak të reshjeve të shiut.
Era do të fryjë me drejtim Juglindje-Jugperëndim 1-10 m/sek ndërsa në mbrëmje fiton shpejtësi 18 m/sek në bregdet.
Valëzimi në detet Adriatik e Jon i forcës 2-3 ballë, me lartësi vale 1.0-1.6 metra.
QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
Shkodër | 10/19 | Shi diell |
Kukës | 7/16 | Shi diell |
Lezhë | 11/18 | Shi diell |
Dibër | 6/16 | Shi diell |
Durrës | 10/18 | Shi diell |
Tiranë | 10/18 | Shi diell |
Elbasan | 9/18 | Shi diell |
Berat | 10/18 | Shi diell |
Vlorë | 10/17 | Shi diell |
Korçë | 6/15 | Shi diell |
Gjirokastër | 9/17 | Shi diell |
Sarandë | 11/17 | Shi diell |
/a.r