Pas fitorës së djeshme në shtëpi kundër Manchester City me rezultatin 1-0 ka ardhur një lajm tepër I keq për skuadrën e Totenhamit.
Sulmuesi kryesor Harry Kane me të gjitha gjasat ka humbur sezonin pasi ka pësuar një dëmtim në thembër.
25 vjeçari u zëvendësua në minutën e 58, pas një përplasjeje me mbrojtësin e majtë të “Qytetarëve” Fabian Delph.
Në përfundim të ndeshjes trajneri I “Spursave” Pochettino u pyet me mundësinë u humbjes së sezonit nga sulmuesi.
“Duhet të bëjmë ekzaminimet për të parë shkallën e dëmtimit, por me të gjitha gjasat Kane ka mbyllur sezonin”, u shpreh 47 vjeçari.
g.kosovari