Në momentin kur ndodhi grabitja e 10 milion eurove, aeroporti i Rinasit ka qenë nën masa të forta sigurie. Sipas “BalkanWeb” pak minuta para se të ndodhte grabitja ka zbritur në Rinas me të njejtin avion, Presidenti i Republikës Ilir Meta, i cili kthehej nga një vizitë zyrtare në Austri.
Ndërsa pak minuta pas ngjarjes po nga Rinasi është nisur Kryeministri i vendit Edi Rama, kryeparlamentiari Gramoz Ruçi e personalitete të tjera shtetërore.
Ndërsa gazetarja Rudina Xhunga lexoi mbrëmë edhe një mesazh të ardhur nga dëshmitarë se me avionin e “Austrian Airlines” do të udhëtonte edhe ish-kryeprokurori Adriatik Llalla.
Pra, siguria në aeroport ka qënë maksimale, por kjo nuk i ka penguar 5 grabitësit të finalizonin në përsosmëri planin e tyre.
Ata duket se kanë pasur informacione të detajuara për lëvizjen e vlerave monetare si dhe për oraret.
Grupi hetimor, siç bën me dije se ka dyshime të forta se 5 grabitësit kanë pasur persona të rekrutuar brenda aeroportit të Rinasit, por edhe shoqërive private që transportuan në aeroport paratë e 4 bankave të Nivelit të Dytë.
Po ashtu nuk përjashtohet mundësia që ata të kenë pasur bashkëpunëtorë edhe eksponentë të policisë. Çështja është marrë në dorë nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, pasi nuk bëhet fjalë thjesht për një grabitje, por për cënim të sigurisë.
Për grabitjen, ku mendohet se janë marrë 10 milionë euro, janë pyetur mbi 40 persona.
Çështja është marrë në dorë nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, pasi nuk bëhet fjalë thjesht për një grabitje, por për cënim të sigurisë.
g.kosovari