Një vajzë e re ruse ka vdekur pasi e ka zënë korrenti duke përdorur celularin në dush. Trupi i 20-vjeçares me emrin Anastasia është gjetur nga nëna e saj. 48-vjeçarja Oksana u kthye nga puna dhe e gjeti vajzën e saj të shtrirë në dush, me celularin në dorë, i cili ishte duke u karikuar.
Një tragjedi e tillë ndodh për të pestën herë brenda vitit në Rusi. Një javë më parë, një 14-vjeçare ndërroi jetë kur celulari i rrëshqiti nga duart kur ishte në dush.
Autoritetet ruse kanë bërë thirrje që njerëzit të bëjnë kujdes kur përdorin celularin në dush, gjatë kohës që ai është në karikim: “Uji është një përçues i mirë. Nëse celulari bie në tokë, krijohet një qark i shkurtër. Nëse celulari nuk do të ishte në karikim 220 volt, tragjedia nuk do të kishte ndodhur”.