Grabitja e realizuar sot në aeroportin e Rinasit ka zbuluar shkeljen flagrante të ligjit për masat shtesë të policisë gjatë transportimit të parave. Gazetarja Dorjana Bezat raporton për “BalkanWeb” se pas grabitjes së 30 qershorit 2016 u miratua ligji “Për Masat Shtesë të Sigurisë dhe Disa Udhëzime”.
Në ligj parashikohej që asnjë levizje monetare drejt Rinasit të mos bëhet pa njoftuar policinë, dhe ndërkohë në thasët e lekëve të kishte GPS dhe bojë që bënte të pavlefshme kartmonedhat në rast vjedhje. Ndërkohë në raste me shuma të medha, parashikohej shoqërimi me polici.
Atëherë u kerkua prishjen e kontratës koncesionare me kompaninë që ruan Rinasin, se nuk kishin asnjë kusht sigurie. Në atë kohë u kryen edhe testime të sigurisë dhe dolën me raport që Rinasi nuk plotëson kushtet e sigurisë.
Ndërsa policia po verifikon shenjat e gishtave të grabitësit të vrarë për të bërë të mundur identifikimin e tij. Po kontrollohen të gjithë databaset që mbajnë të dhënat e personave me precedentë. Pasi kështu mund të bëhet identifikimi.
Me ane të kompanisë ‘ Aleat’ që nxjerr mjetet e identifikimit nuk mundet të bëhet pasi shenjat e gishtave në këtë sistem kanë 5 elemente jo 8 aq sa është minimumi për identifikimin e personave.