Një peshkatar ka humbur jetën pas kontaktit me rrymën elektrike në Lezhë. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në grykëderdhjen e lumit Drin. Viktima është Bujar Caca, 60 vjeç nga qyteti i Krujës. Ai ka qenë duke peshkuar me kallam, i cili ka hasur një përcjellës energjie duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Ende nuk dihet identiteti i viktimës i cili është dërguar në morgun e spitalit të Lezhës.
/a.meta