Në një interviste televizive, deputeti i ‘opozitës së re’, Myslim Murrizi tha se vendimin e tij për të mos djegur mandatin e ka shprehur që në 22 dhjetor duke paralajmëruar kështu dhe gjithë PD-në për veprimin që do të ndërmerrte.
Murrizi tha:
‘Në 22 dhjetor i kam thënë Bashës që më vjen turp dhe do u japim mundësinë gojëve të liga që po përligjim rrogat tona.
Dhe unë kisha thënë më herët nëse hyj nuk dal më nga ai Kuvend.
Mbas 23 dhjetorit unë nuk kam dëgjuar ndonjë ngjarje shumë të madhe që të më tjetërsonte atë mendim.’
/a.rada