Klubi portugez, Sporting, po mendon ta ndryshojë emrin e stadiumit për nder të yllit Cristiano Ronaldo.
Ylli i Juventusit është një nga futbollistët më të mirë në botë duke dominuar bashkë me Lionel Messin në dekadën e fundit.
Klubi në të cilin Ronaldo e nisi karrierën, Sportingu nga Lisbona, ka menduar për të bërë një ndryshim në emrin e stadiumit, duke e nderuar ikonën e futbollit portugez, transmeton KP.
Synimi i Sportingut është që ta quajnë stadiumin “Jose Alvalade CR7”, për të përfituar më shumë nga marketingu, por edhe për të bindur portugezin, që vitet e fundit të karrierës, t’i kalojë pikërisht në Lisbonë.
Vlen të përmendet se Cristiano Ronaldo iu bashkua Sportingut kur ishte vetëm 12 vjeç dhe pas pesë vitesh në skuadrat e moshave, debutoi në vitin 2002 me ekipin e parë, ndërsa në fund të sezonit ishte transferuar te Manchester United. (KP)