Familja Kardashian i ka rreshtuar 16 sezone të showt “Keeping Up With Kardashians”, ku kishte grindje, qarje, pajtime… Tani, si duket, i erdhi fundi një epoke. Kylie Jenner (21) nuk dëshiron të jetë më pjesë e realityt, raporton “The Sun”.
Edhe pse shfaqet në triler për sezonin e ardhshëm, Kylie u largua nga xhirimi pasi Tristan Thompson (27) e tradhtoi Khloe Kardashian (34) me mikeshën e saj më të mirë, Jordyn Woods (21).
“Ajo është shumë e mërzitur për situatën me Jordyn dhe nuk dëshiron të ballafaqohet me këtë”, – tha miku i miliarderes më të re.
Megjithatë, nëna e saj Kris Jenner (63) po e bind atë që të kthehet në xhirime.
“Për nënshkrimin e kontratës nevojitet prania e të gjitha vajzave në sezonin e ardhshëm. Megjithatë, Kylie nuk ka nevojë për këtë. Ajo thjesht e ka tejkaluar këtë emision”, – shtoi miku i saj.
Sipas thashethemeve të mediave të huaja, një arsye tjetër se pse ajo nuk dëshiron të jetë më në show janë paratë, të cilat i fitoi me linjën e saj të kozmetikës. Megjithatë, me rastin e gjithë kësaj situate askush nga familja Kardashian nuk komentoi asgjë.
T’ju rikujtojmë, Tristan në shkurt e tradhtoi Khloe me të cilën e ka vajzën True, shkruan KOHA Ditore.
“Khloe e mori lajmin se Tristan dhe Jordy ishin takuar. Ajo e sulmoi Tristanin ndërsa ai më në fund e pranoi”, – zbuloi në atë kohë miku i familjes. E gjithë familja ishte e tronditur, ndërsa Kylie e ndërpreu çdo kontakt me shoqen e saj më të mirë.