Një objekt ku brenda tij dyshohet të ketë lëndë plasëse është gjetur mesditen e sotme në derën e një zyre ligjore në qytetin e Vlorës.
Ngjarja ka ndodhur mesditën e sotme në lagjen “Hajro Çakërri”, pranë Gjykatës së rrethit Vlorë.
Dyshimet kanë vënë në panik punonjësit dhe kalimtarët, ndërkohë që policia është angazhuar me urgjencë për të bërë rrethimin e zonës.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. Priten forcat e posaçme xheniere në lidhje me vijimësinë e veprimeve.
g.kosovari