Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka pritur sot në një takim, ministrin e Brendshëm dhe zv.kryeministër i Parë i Republikës Çeke, Jan Hamáček.
Në fokus të takimit ishte bashkëpunimi në fushim e sigurisë dhe shkëmbimit të informacioneve në fushën e qarkullimit rrugor si dhe integrimi i Shqipërisë në BE.
Pas takimit, Ministri i Brendshëm Lleshaj u shpreh se ndjehej i lumtur të priste në Shqipëri homologun nga Çekia, Jan Hamáček, njëkohësisht Zv.kryeministër i Parë, i cili, siç theksoi Lleshaj “më konfirmoi mbështetjen e fortë të vendit të tij për integrimin e Shqipërisë në BE.
Po ashtu, Lleshaj shtoi se me homologun çek ka diskutuar edhe për intensifikimin e bashkëpunimit në fushën e sigurisë, përmes shkëmbimit të informacionit, në fushën e qarkullimit rrugor dhe shërbimit zjarrfikës.
g.kosovari