Këngëtarja Rezarta Shkurta ka vendosur që t’i kthejë serish përgjigje, Shkëlzen Berishës, djalit të ish-kryeministrit pasi ky i fundit i tha se do ta dërgonte para gjykatës.
“Pas të akuzuarit për trafik droge (Tahirit), pas mikut të trafikantit të drogës (Ballës), radhën për të “kënduar” para gjykatës do e ketë partnerja e trafikantit të drogës”, ishte reagimi i djalit të ish-kryeministrit Sali Berisha, pas akuzës që këngëtarja i bëri një ditë më parë.
Këtij reagimi i është kundërpërgjigjur sërish bashkëshortjae Ermal Hoxhës, e cila shprehet se nuk i trembet gjykatave, që kanë lënë të lirë “pseudo demokratet”. Madje Rezarta Shkurta shkruan se “ata janë të përlyer me gjak nga koka te këmbët.
“Jam e lumtur që të paska djegur kaq shumë more Shkëlzen Berisha. Nuk i tremben gjykatave të cilët ju kanë lënë të lirë ju pseudo “demokratëve” sepse vetëm demokraci nuk keni sjellë, por jeni të përlyer me gjak nga koka te këmbët. I trembem vetëm gjykimit të Zotit dhe fakeqsisht për ty, aty s’mund të korruptosh”, shkruan Rezarta në postimin e saj në “Instastory”.
Ndërkohë një ditë më parë, këngëtarja iu përgjigj një postimi të bërë nga Sali Berisha, i cili kishte etiketuar bashkëshortin e saj, Ermal Hoxha.
Në statusin e saj, këngëtarja i drejtohej ish-kryeministrit që të mos merret me nipin e Enverit, por me djalin e tij, që sipas saj ka vrarë qindra fëmijë në Gërdec, dhe nuk ka bërë një ditë burg.
g.kosovari