Është dhënë sot pretenca për Klement Balilin.
I njohur nga mediat greke se “Ekobari i Ballkanit”, Balili akuzohet për “trafik të lëndëve narkotike”, “grup i strukturuar kriminal” si dhe për “pastrim parash” dhe “fshehje të pasurisë”.
Balili ka qenë i pranishëm në sallë, në momentin kur prokurori i çështjes, Eneid Nakuçi ka paraqitur pretencën, por nuk ka pasur asnjë koment.
Nakuçi, tha se Balili është në akuzë vetëm për rastin e trafikut të rreth 700 kg kanabis sativa, ndërsa si prova u paraqitën një sërë përgjimesh.
Kështu, Krimet e Rënda, kërkuan shpalljen e fajshëm të tij për trafik lëndësh narkotike dhe dënimin me 10 vite burg, deklarimin fajtor për pastrim parash dhe dënimin me 5 vite burg, deklarimin fajtor për fshehje të pasurisë dhe dënimin me 6 muaj dhe deklarimin fajtor për grup kriminal dhe dënimin me 5 vite burg.
Me gjykim të shkurtuar, dënimi për Balilin shkon në 12 vite. Seanca e radhës ku do të jepen pretendimet e mbrojtjes do të mbahen më 23 prill.
g.kosovari