Presidenti Ilir Meta ka dhene mesazhe te rendesishme gjate fjales se mbajtur si i Ftuar Nderi mbledhjen e Byrosë së Asamblesë Parlamentare të OSBE-së, që po zhvillohet në Kopenhagë të Danimarkës.
Duke kujtuar se së afërmi, Shqipëria pret Raportin e Përparimit të Komisionit Europian dhe vendimin pasues të Këshillit Europian lidhur me mundësinë e hapjes së negociatave për anëtarësim, Meta ka nenvizuar se “Do të kisha dashur një gjendje më optimiste politike të vendit tonë, të paraprirë nga një dialog politik i mirëstrukturuar dhe konsensus i përparuar mbi 5 fushat kryesore të reformave”.
Me tej presidenti ka pranuar se “nuk e fsheh dot faktin që nuk jam i kënaqur me situatën aktuale, për të cilën shpresoj të marrë një kthesë 180 gradëshe të arsyeshme sa më shpejt të jetë e mundur dhe më mirë herët, se sa më vonë, duke pasur parasysh gjithashtu rolin shumë të rëndësishëm që Shqipëria duhet të luajë në rajonin e Ballkanit Perëndimor, si një faktor vendimtar për të forcuar stabilitetin dhe sigurinë rajonale”.
Kreu i Shtetit vleresoi rolin gjithnjë e në rritje të Asamblesë Parlamentare, veçanërisht në monitorimin e zgjedhjeve, që ndihmon mbrojtjen e demokracisë, sigurisë dhe besimit në gjirin si dhe ndërmjet shteteve pjesëmarrëse.
Presidenti theksoi se eshtë me rëndësi të madhe që OSBE-ja të mbetet një platformë për dialog, bashkëpunim dhe siguri si dhe të bëjë më shumë edhe për të ndihmuar vendet e rajonit drejt rrugëtimit të tyre europian dhe euroatlantik.
g.kosovari