Ujësjellësi i Tiranës vijon punën për ndërtimin e linjës së transmetimit nga Impianti i Bovillës deri në depon e Yzberishtit. Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, UKT thekson se po punohet me ritme të shpejta për ndërtimin e veprës hidrike.
“Linja direkte e furnizimit nga Bovilla për në Yzberisht po bëhet realitet falë punës së palodhur të teknikëve duar artë. #HistorikePërTiranën ”, thuhet në postim, teksa postohen edhe disa foto nga puna në terren.
Më herët, kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj është shprehur se dyfishimi i impiantit të Bovillës dhe linja e dedikuar e transmetimit Bovillë-Yzberisht zgjidh përfundimisht furnizimin me ujë në Unazën e Re, Kashar, Mëzez, Misto Mame e Kodër Kamëz.
/a.meta