EDHE OBSh e konfirmon se njeriu po jeton me gjate. Organizata Botërore e Shëndetësisë bazuar në studimet e kryera raporton se jetëgjatësia tek njerëzit mes viteve 2000-2016 është rritur të paktën me pesë vite.
Në gjetjet e saj thuhet se hendeku mes vendeve të pasura dhe të varfra vijon të shtohet, ndërsa kjo reflekton edhe pabarazi të mëdha shoqërore nga vendi në vend.
Nëse një person i lindur në vitin 2000 mund të shpresojë të jetojë deri në 66,5 vjet, në 2016 mund të shpresojnë të arrijnë 72 vjet, kjo të paktë siç thekson OBSH-ja.
Po ashtu, nje faktor tjetër i rëndësishëm është edhe progresi i arritur në luftën kundër SIDA-s, sëmundje e cila kishte prekur një pjesë të madhe popullsinë në Afrikë.