Vetëm kafka dhe një palë pantallona u gjetën pasi një gjuetar pa leje u vra nga një elefant.
Trupi i tij përfundoi më pas në gojën e luanëve në Parkun Kombëtar të Kruger, në Afrikën e Jugut.
Incidenti ndodhi pasi viktima, hyri në park së bashku me katër persona të tjerë për të vrarë rinocerontë.
Familja e tij u njoftua për lajmin e vdekjes të martën nga burrat që ishin me të në park. Policia nisi kërkimet me kalë dhe helikopter por trupi i tij nuk u gjet.
Kërkimet filluan të enjten dhe me ndihmën e rojeve të parkut u gjet ajo çfarë kishte mbetur nga trupi i viktimës.
Sipas raportimeve një tufë luanësh gllabëruan trupin e tij duke i lënë vetëm kafkën.
Katër personat e tjerë që ishin me të në gjuetinë e paligjshme u arretuan nga Shërbimi Policor i Afrikës së Jugut, ndërsa vazhdojnë hetimet për të zbuluar çfarë ndodhi. (Tema)