Një dygolësh i Karim Benzema i dhuroi tre pikët Realit të Madridit. Ekipi i Zidan mposhti në shtëpi Eibarin me rezultatin 2-1. Pjesa e parë përfundoi me avantazhin e miqve, të cilët shënuan një gol të bukur me anë të Mark Kardonës.
Vendasit reaguan në pjesën e dytë dhe përmbysën ndeshjen. Karim Benzema shënoi dy herë me kokë, pas asisteve të Asensios dhe Toni Krosit. Francezi është ngjitur në kuotën e 17 golave në kampionat, ndërsa Reali i afrohet Atletikos së vendit të dytë me dy pikë. Eibari renditet në vendin e 11-të, duke mbajtur një pozicion në mesin e qetë të renditjes.
/a.meta