Një shtetas shqiptar është përfshirë në një asksident të rëndë automobilistik në Maresco të Italisë. Sipas mediave italiane 23-vjeçari shqiptar ka humbur kontrolline furgonit me të cilin udhëtonte ku si pasojë ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në një kanal vaditës buzë rrugës.
Së bashku me shqiptarin në furgonin e tij ishte edhe pasagjere edhe një vajzë italiane 28-vjeç. Shqiptari është identifikuar me inicialet J.N ku raportohet se ka pësuar dëmtime të rënda në pjesët e gjymtyrëve të poshtme. Gjthashtu lëndime ka patur edhe 28 vjeçarja italiane por gjendja e saj është më e qëndrueshme. Dy të rinjtë janë dërguar menjëherë në spital për shkak të plagëve të marra, ndërsa policia italiane po heton për të zbardhur shkaqet e aksidentit.
/a.meta