Ish- kryetari i Gjykatës së Kasacionit, Zef Brozi flet mbi protestën disa pedagogëve me Jamarbër Malltezin në krye, te Univesitetit Bujqësor i Tiranës ku kundërshtohet ndërtimi i një shkolle. Brozi thotë se protesta e pedagogëve dhe studentëve kundër ndërtimit të një shkolle është një vepër e turpshme për sa kohë vetë ata janë partiakë dhe fëmijët e tyre i dërgojnë në shkolla e unversitete jashtë vendit.
Reagimi i plotë i Zef Brozit:
A nuk është turp për këdo që proteston kundër ndërtimit të një shkolle publike në Tiranë a kudo që të jetë? Aq më tepër kur këtë e bëjnë disa studentë e pedagogë të drejtuar nga disa partiak e politikanë. Aq më tepër kur shumë nga këta politikanë e partiak fëmijët e tyre i dërgojnë në shkolla e universitete jashtë vendit sepse janë milionerë në euro dhe jo si prindërit e varfër të atyre fëmijëve që presin të shkollohen në atë shkollë të re publike që do ndërtohet aty. Të humbur do jenë ata që protestojnë kundër shkollimit e dijes! Jam skandalizuar kur kam parë edhe ndonjë student në Shkodër duke thyer xhamat e dyert e një godine të re të fakultetit të tyre vetëm se po vonohej që godina të ishte gati për të filluar mësimi në të! Uroj që ata studentë të mos jenë studentë të Drejtësisë. Nëse ishin studentë të Drejtësisë, zor se ata ta meritojnë të jenë gjyqtar a prokuror. U bëj apel qytetarëve të Shqipërisë të mos bëhen vegla qorre të partive politike.
/a.meta