Ministri i Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi në hapjen e Panairit Ndërkombëtar të Turizmit në Tiranë tha se vendi ynë ka shanse reale për turizmin.
Klosi u shpreh se panairi ka si synim që të promovojë turizmin shqiptar. Ai shtoi se Shqipëria dëshiron që të konkurrojë me shtete si Greqia, Mali i Zi, Kroacia apo Italia.
“Ky panair shërben për të promovuar turizmin shqiptar. Shqipëria ndodhet në një rajon konkurrues për turizëm, pasi ka përreth shtete konkurruese si Italia, Mali i Zi, Kroacia, Greqia etj. Ne duhet të konkurrojmë fuqishëm me këto shtete, të marrim më të mirën e tyre për turizmin tonë. Kjo është beteja jonë e përbashkët. Duhet të ngremë shërbime turistike, të ngremë mikpritjen në nivel të lartë, si një traditë e shqiptarëve që na dallon nga të tjerët. Sfida jonë është për 10 milionë turistë. Vendi ynë i ka të gjitha: mite, heronj, male, fusha, lumenj, dete dhe ne duhet t’ju japim kuptim të gjitha vlerave tona. Ka mungesa në njerëz të kualifikuar, por do bëjmë gjithçka për t’ja dalë”, tha Klosi.
Blendi Klosi theksoi se Shqipëria tenton që të thithë investimet nga jashtë, me punë. Klosi nënvizoi se para një viti foli për 6 milionë turistë dhe gjithçka që u premtua, u mbajt.
g.kosovari