Njëzet vrasjet më të bujshme, në mesin e mafias amerikane/ Sam Xhiankana (1908-1975), ishte një mafiozi nga Çikago, që e nisi karrierën si shoferi i Al Kapones, dhe u përpoq të krijonte rrjetin e tij mafioz në qytet, për t’u bërë një nga drejtuesit më të lartë të mafias në SHBA. Ai kishte miqësi me këngëtarin e famshëm Frenk Sinatra, dhe kishte shumë lidhje politike, duke përfshirë familjen Kenedi.
Madje dysohet se ai e ndihmoi Xhon Kenedin të hynte në Shtëpinë e Bardhë në vitin 1960, përmes manipulimit të zgjedhjeve në disa shtete. Teoricienët e konspiracionit, besojnë se ai mund të jetë një nga përgjegjësit e mundshëm të vrasjes së presidentit, si një hakmarrje për atë që ai e konsideronte si mosmirënjohje:në vend se t’i linte të qetë në aktivitetin e tyre, Prokuroria e Përgjithshme e drejtuar nga vëllai i tij Robert Kenedi, nisi hetime të shumta mbi aktivitetet mafioze.
Xhiankana konsiderohej si një objektiv i lehtë nga kolegët e tij mafiozë, për shkak të prirjes së tij për të tërhequr vëmendjen, dhe si një “derr i pangopur”, për shkak të refuzimit të tij për të ndarë fitimet në aktivitetet e lojërave të fatit, që kishte ngritur në Meksikë dhe Iran.
Pas përpjekjeve të përsëritura për ta bindur të ndante të ardhurat me bosët e tjerë, një vrasës hyri fshehurazi në shtëpinë e tij, dhe e qëlloi atë në pjesën e pasme të kokës, ndërsa po tiganiste disa salçiçe. Vrasësi më pas e ktheu nga pjesa e parme, dhe e qëlloi 6 herë të tjera në kokë dhe në qafë. bota.al
g.kosovari