Policia e Pogradecit procedoi penalisht në gjendje të lirë kryeplakun e fshatit Lin, pasi hodhi materiale inerte në liqen duke shkaktuar ndotje të ujit.
Policia bën me dije se procedimi penal nisi për shtetasin Gafur Avdullari, 60 vjeç.
“Pas publikimit të rastit në një portal online, specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Pogradec, referuan materialet pranë Prokurorisë për veprën penale “Ndotja e ujërave” për shtetasin G.A, 60 vjeç, pasi dyshohet se në afërsi të fshatit Lin, ka hedhur materiale inerte në liqen duke shkaktuar ndotje të ujit”,- njofton policia.
Policia fton qytetarët që të denoncojnë çdo rast, duke iu siguruar se do të bëjë verifikimin e duhur për të vendosur përpara përgjegjësisë ligjore, të gjithë shkelësit e ligjit.
g.kosovari