E ndërsa deputetët demokratë të opozitës së re po përgatiten për të krijuar grupin parlamentar, Adriatik Alimadhi, kryetar i Ballit Kombëtar tha se do të vijojë që të jetë i pavarur.
Xhemal Qefalia me ironi e ftoi që të bashkohet me grupin e PS-së, por Alimadhi tha se nuk e lidh asgjë me socialistët.
Biseda në studio
Denis Minga: Në cilin grup do të futeni?
Adriatik Alimadhi: Unë e kam deklaruar se mandati është i Ballit Kombëtar. Nuk e di, jam i pavarur. Mandati është i Ballit Kombëtar.
Xhemal Qefalia: Mund të jetë pjesë e grupit të PS-së, nëse bën kërkesë mund ta marrim në konsideratë.
Adriatik Alimadhi: Dukë dëgjuar Ramën në Kongres…
Xhemal Qefalia: Sa mirë që e dëgjon…paska pasur shikueshmëri të lartë
Adriatik Alimadhi: Rama tha, unë jam heroi, unë tradhtari, pse mërziteni ju, unë jam partizani, unë jam Mit’hat Frashëri, prandaj i bie të shkoj të PS-ja, pasi i ka marrë të dyja. Por nuk më lidh asgjë me Partinë Socialiste